Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Hallet” nuk marrin fund për Tiranën, 5 mungesa kundër Vorës

Shkruar nga NEWSPORT
“Hallet” nuk marrin fund për Tiranën, 5 mungesa
Tirana

Tirana do të luajë sërish në transfertë në kuadër të javës së 2-të të Superiores. bardheblutë do të sfidojnë Vorën. Duel që do të luhet në stadiumin e Laçit, në orën 17:00. Siç dihet tashmë shtëpia e Vorës për këtë sezon do të jetë stadiumi i Laçit.

Por para kësaj sfide duke se “hallet” te Tirana nuk mbarojnë. Kryeqytetasit do të duhet të luajnë pa disa futbollistë përballë ekipit të Arian Bellait. Janë plot 5 futbollistë që nuk do të japin kontributin e tyre.

Edison Kola, Dembele, Meta, Ismajli dhe Gjumsi. Të 5 futbollistët mungojnë për shkak dëmtimesh. I pari është operuar dhe praktikisht ka mbyllur sezonin para kohe, ndërsa Dembele do të mungojë disa javë. Ndërkohë Meta, Ismajli dhe Gjumsi ende nuk janë rikuperuar dhe në këto kushte Vangjel Miles i lind “nevoja” të vazhdojë me planin “B”.

Poll

Lexo gjithashtu