Gjesti i trajnerit Edi Martini në fundin e ndeshjes kundër Dinamos, ku iu drejtua në mënyrë fyese pankinës kryeqytetase, padyshim është kryefjalë në çdo media dhe panel sportiv.
Tekniku shkodran nuk i përmbajti emocionet, përkundrazi u drejtua nga stafi dinamovit me një gjest që nuk i ka hije aspak futbollit e për më tepër atij shkodran.
Një veprim që është analizuar dhe komentuar thuajse në çdo studio, ndërsa për gjyqtarin Andi Koçi, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Arbitri i kolegjiumit të Durrësit, ish-ndërkombëtar, nuk e ka ndëshkuar shkodranin për gjestin e bërë.
Ndërkaq, që rregullorja e thotë qartë që masa ndëshkimore duhet dhënë për çdo veprim anti-sportiv, për sa kohë lojtarët dhe stafet e dy skuadrave gjenden në fushë.
