Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gëzojnë të kuqtë, Egnatia "fut ujë" në mbrojtje para sfidës me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Gëzojnë të kuqtë, Egnatia "fut ujë" në
Egnatia

Egnatia – Partizani është padiksutim një nga supersfidat e javës së 7-të të Superiores. Kjo përballje do të luhet ditën e premte në orën 16:00 dhe vë përballë dy pretendentë në “Egnatia Arena”.

Kampionët në fuqi pas barazimit me Elbasanin, në shtëpi do të tentojnë fitoren ndaj një rivali direkt për titullin. Kjo pasi Edlir Tetova nuk dëshiron hapa fals për kreun e renditjes. Për timonierin e rrogozhinasve nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi duhet të ndërtojë formacionin për të çuar ekipin drejt triumfit.

“Dhimbjet e kokës” për të nuk pushojnë, teksa janë 3 lojtarë që shqetësojnë. Saktësisht janë të 3 mbrojtës dhe kjo bën që ky repart të “fut ujë” para sfidës me Partizanin. Arbenit Xhemajli, Abdurrahman Fangaj dhe Dylis janë në dyshim për këtë përballje.

Situata e të parit është pak më shqetësuese, me lojtarin që mori një dëmtim  në pjesën e dytë të ndeshjes me Elbasanin. Ndërkohë për Fangaj ende nuk dihet nëse lojtarin do të mund t’ia dalë për të qenë në fushë, teksa Dylis ka munguar në ndeshjet e fundit dhe ende nuk ka siguri për duelin e radhës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga