
Partizani dhe Tirana do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të javës së 6-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, teksa do të nisë në orën 19:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në këtë duel.
Kryesor i kësaj sfide do të jetë Eldorjan Hamiti, ndërsa asistentët e tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj. Ndërkohë që në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Dorjan Maletaj.
Nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Hamitit do të vijë Kreshnik Barjamaj dhe asistenti i tij, Kreshnik Cjapi.
Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti
Asistent 1: Ilir Tartaraj
Asistent 2: Ani Koçiaj
Arbitër i 4: Dorjan Maletaj
Var: Kreshnik Barjamaj
Avar: Kreshnik Cjapi