
Vllaznia ka përforcuar repartin e mbrojtjes dy ditë para supersfidës me Elbasanin në javën e 6-të të Superiores. Jasmin Celikovic është lojtari më i ri i organikës së Edi Martinit.
Është vetë Vllaznia që e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetet sociale. Ky i fundit ishte pa ekip që nga muaji gusht pasi kishte përfunduar aventurën me Koper në kampionatin slloven.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është bërë edhe futbollisti Jasmin Celikovic. Ai luan në rolin e mbrojtësit të qendrës, është 26 vjeç dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe të njohura teksa së fundi ka qenë pjesë e sllovenëve të FC Koper.
Jasmin ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Welcome!”, shkruan Vllaznia në faqen zyrtare.