
Partizani dhe Tirana do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të javës së 6-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, teksa do të nisë në orën 19:00.
Në prag të këtij dueli ka folur drejtori sportiv i “bardhebluve”, Omer Bunjaku. Ky i fundit deklaroi se Tirana më shumë se Partizani ka, fanellën.
“Është derbi i parë si drejtor i Tiranës, në të shkuarën kam qenë si tifoz. Si derbi i parë të mbahet mend si fitore. Unë akoma nuk kam 1 muaj këtu, po përpiqem të shoh ku janë problemet që t’i zgjidhim. Sot është derbi dhe mund të kthehemi tek më e mira. Besojmë te fitorja, të shohim.
Prej përvojës që kam, unë gjithmonë e them, derbit nuk luhen, por fitohen. E kemi motivuar skuadrën në maksimum dhe do të japin shumë. Skuadra ka shumë kualitet por nuk e kanë shfaqur. Çfarë ka Tirana më shumë se Partizani? Fanellën”, tha Bunjaku.