
Vllaznia - Elbasani
Nesër në orën 19:00 do të luhet për kreun në Superiore mes Vllaznisë vendase dhe Elbasanit lideri. Ky takim do të jetë interesante për disa aryseje. E para ka të bëjë mes sulmit më të mirë dhe mbrojtjes më të “hekurt”.
E dyta, qasjet e trajnerëve, e treta, ndeshja direkte do të jetë si “peshore” për të kuptuar kush është më lartë. Nëse i referohemi basteve, suksesi i ekipit të Edi Martinit është më i madh për të marrë 3 pikët në këtë përballje me 1.80.
Triumfi i Elbasanit përllogarit 4.00, teksa barazimi me 3.25. Në 3 ndeshjet e luajtuar në sezonin 2025-2026 në “Loro Boriçi”, shkodranët nuk njohin rezultat tjetër përveç fitores.
Poll