
Karlos Garsia
Flamurtari i Karlos Garsia do luajë “all-in” përballë Dinamos ditën e nesërme në kryeqytet. Faktin që vlonjatët nuk e njohin fitoren në sezonin 2025-2026 ka bërë që trajneri Grasia të jetë në “fije të perit” përsa i takon shkarkimit.
Dinamo nga krahu tjetër, kërkon vazhdimësinë, pas suksesit me shifrat 2 – 1 përballë Tiranës në derbi. Bastet e konsiderojnë të “sigurtë” fitoren e “Bluve”, e përkthyer me koeficientin 1.44.
Triumfi i Flamurtarit arrin deri në 4.00, kurse barazimi me 5.57. Investimet marramendëse te vlonjtët kanë bërë që ata të kenë synime të rëndësishme, ndryshe nga sa ka ndodhur deri tani në fushë.
Poll