Një festë e shfrenuar e tifozëve të Partizanit kjo e mbrëmjes së sotme. Të kuqtë fituan 1-0 përballë Skënderbeut në gjysmëfinalen e luajtur në ‘Air Albania’ dhe sigurojnë kështu finalen e madhe për titullin kampion që do të luhet më 26 maj, po në këtë stadium.
Festa e shfrenuar nisi që në dalje të stadiumit duke përfunduar në autobusat e linjës ‘Kamëz-Tiranë’ ku ndezën flakadanë dhe thyenë xhamat e tij, siç zbulojnë pamjet e siguruara nga Newsport.al.
Nuk mbaron me kaq, por pas autobusit të Kamzës, rradhën e kishte ai i ekipit të Skënderbeut. Tifozëria e Partizanit ka sulmuar mjetin e ekipit korçar duke thyer xhamin kryesor dhe dy anësor.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar ndërkohë tifozët korçarë bëjnë të ditur se në vend parkimin e mjeteve të tifozerise korçare nuk ka patur prezencë të oficerëve të policisë.