Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Festë e ‘shfrenuar’ pas kualifikimit në finale, tifozët e Partizanit ndezin flakadanë dhe thyejnë xhamat e autobusit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Festë e ‘shfrenuar’ pas kualifikimit në finale,
Pamje nga ngjarja

Pas fitores së Partizanit përballë Skënderbeut, disa tifozë të ekipit të kuq kanë vazhduar festën e shfrenuar jashtë stadiumit “Air Albania”.

Disa prej tyre kanë ndezur mjete tymuese në autobusin e linjës 'Kamëz-Tiranë', ndërsa kanë thyer edhe një prej xhamave. Në pamjet e siguruara nga Newsport.al, shihet sesi njerëzit dalin nga autobusi i cili është i ‘mbytur’ në tym.

Ekipi i Partizanit u kualifikua në finalen e Final Four e cila do të luhet më 26 maj në “Air Albania”, në orën 19:00. Mbetet ende për t’u mësuar ekipi i dytë finalist që do të zbulohet në përballjen tjetër mes Egnatias e Vllaznisë, të dielën në orën 20:00 po në “Air Albania”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga