Partizani do të luajë në shtëpi ditën e mërkurë, teksa do të presë Bylisin. Takim ky që do të zhvillohet në “Arenën e Demave” duke nisur që nga ora 16:30 dhe kjo sfidë është e vlefshme për javën e 14-të të Superiores.
“Demat” do të tentojnë rikthimin te fitoja në kampionat për të nisur edhe ngjitjen në klasifikim. Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubui ka zbuluar axhendën e kësaj përballjeje, ndërsa “kërcënon” ballshiotët me Mario Kolën.
Ky i fundit është një gjetje e Oltijon Kërnajës që prej kohës kur drejtonte Kukësin B. Asokohe anësori ishte pjesë e verilindorëve duke qenë titullar i padiskutueshëm. Prej disa kohës ishte pjesë e ekipit të dytë të Partizanit, falë paraqitjeve të tij të mira ka bërë të mundur që nga Partizani B të kalojë në ekipin A dhe të marrë minuta me të kuqtë.
