
Flamurtari këtë sezon është rikthyer në Superiore. Pas 5 vitesh mungesë, kuqezinjtë më në fund arritën të luajnë sërish në elitë dhe të jenë një prej skuadrave që padiskutim kërkon trofe.
Futbolli shqiptar është bërë edhe më i bukur me rikthimin e vlonjatëve, pasi siç dihet Flamurtari është një prej skuadrave më me historinë në vendin tonë. Drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë t ëjenë vetmë kalimtarë në Superiore dhe për këtë nuk janë “kursuer” për asgjë.
Përveç afrimeve në ekip, siç dihet një punë e madhe po bëhet edhe te stadiumi. Prej muajsh vazhdojnë punimet për të përmirësuar kushtet në stadium dhe gjithçka duket shumë afër përfundimit dhe po arrihet në kohë rekord.
Gjithçka po bëhet gati që për sfidën me Egnatian, duel që është parashikuar të zhvillohet më 28 shtator në orën 19:00. Në stadiumin e Flamurtarit është ndërruar edhe sistemi i ndriçimit dhe në këto kushte zhvillimi i ndeshjeve në mbrëmje është mëse i mundur.