
Partizani dhe Dinamo do të përballen mes tyre ditën e enjte në “Arenën e Demave”. Derbi mes dy ekipeve do të luhet në orën 19:00, ku emocionet dhe spektakli nuk pritet të mungojnë.
Edhe historia e përballjeve të së kaluarës tregon se kjo supersfidë do të jetë e luftuar deri në sekondat e fundit të saj. “Demat” nuk do të luftojnë vetëm kundër Dinamos, por edhe ndaj ish-trajnerit të tyre, Ilir Daja, me këtë të fundit që debuton në stolin e dinamovitëve.
Por një detaj ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në axhendën e sfidës të postuar nga Partizanit. “Demat” përkrah logos së tyre kanë vendosur atë të Dinamos, jo atë aktualen që kanë dinamovitët, por logon e vjetër. Siç duket te Partizani “nuk njohin” ndryshimet e bëra te Dinamo, teksa vazhdojnë të qëndrojne te logoja e vjetër e tyre.
