Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI I VITIT 2024/ NEWSPORT zgjedh 11 "yjet" e futbollit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI I VITIT 2024/ NEWSPORT zgjedh 11 "yjet" e futbollit
Formacioni i me te mireve

Të gjithë po bëhemi gati të presim ndërrimin e viteve dhe para se diçka e tillë të ndodhë “Newsport.al” ka vendosur t’u “servirë në pjatë” formacionin me të mirë të vitit 2024.

11 futbollistë kanë arritur të lënë gjurmë në këtë vit, duke qenë vendimtarë për ekipet e tyre. Por jo vetëm kaq, kanë arritur që me golat dhe performancat e tyre t’u japin ekipeve trofe të rëndësishëm. Egnatia është ekipi që ka më shumë përfaqësues në këtë 11-she, pasi rrogozhinasit fituan titullin, Kupën dhe Superkupën. Bashkë me Ujkën janë 5 futbollistë që kanë vendin e tyre në formacionin më të mirë të vitit.

Ndërkohë ekipi më me shumë përfaqësues pas kampionëve aktualë është Partizani me 3 futbollistë. Dinamo, Skënderbeu dhe Vllaznia përfaqësohen me nga 1 lojtarë, teksa trajneri i vitit është zgjedhur Edlir Tetova, pasi ia doli të fitonte tripletën me Egnatian.

Alen SHERRI (Egnatia) – Sherri një lider i vërtetë në formacionin e Egnatias dhe protagonist më prijet e tij. Shumë herë u ka thënë jo golave të kundërshtarëve për t’iu dhuruar rrogozhinasve pikë em vlerë. Falë paraqitjeve të tij arrtiti të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar te Cagliari në Serie A.

Renato MALOTA (Egnatia) – Eksperienca e tij më shumë se kurrë në këtë vit i ka vlejtur Egnatias. Mbrojtësi një “digë” para Sherrit. Përveç detyrave mbrojtëse, shpesh herë dilte për të ndihuar ekipin në sulm.

Marcelino PREKA (PARTIZANI) – Një tjetër “vlerë” e shtuar për Superioren. Një mbrojtës i sigurtë dhe me shumë cilësi. Siguria që i jep prapavijës është për t’u duartrokitur. Pjesën e parë të këtij sezoni është kthyer në një pikë kyçe të Partizani dhe jo më kot ka fituar edhe vendin e titullarit.

Andi HADROJ (Partizani) – Të gjithë i dimë cilësitë e Hadrojt. Një mbrojtës që të jep siguri në krahun e djathtë të mbrojtjes. I vetmi lojtar që këtë vit ka arritur të jetë pjesë e vazhdueshme e grumbullimit me Kombëtaren. Për pjesën e dytë të sezonit nuk do të jetë më pjesë e “Demave”, pasi do të vazhdojë karrierën në Ukrainë. Një hap i madh për të.

Edison NDRECA (Egnatia) – Një mbrojtës që di të bëjë shumë mirë punën e tij, por asnjëherë nuk ndalet aty. Ndreca është lider te Egnatia dhe me paraqitjete e tij ka fituar besimin e rrogozhinasve. Madje ka shënuar edhe gola me peshë për të çuar kampionët drejt trofeve.

Sergio UJKA (Egnatia) – Një nga mesfushorët më të mirë që kemi në Superiore. Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ka mbajtur veshur fanellën e Laçit dhe paraqitjet e tij bënë që të transferohej te kampionat. Pavarësisht ndryshimit të ambientit, Ukja vazhdon të shkëlqeje dhe të jetë protagonist me rrogozhnasit në sezonin e ri. Një vit për t’u mbajtur mend për të, i cili ia doli të fitonte Superkupën me Egnatian.

Albano ALEKSI (Egnatia) – Nga Tirana te Egnatia. Një lojtar që di të japë maksimumin dhe të japë shpirtin në fushë. Një futbollist me temperament të fortë dhe që lufton për çdo top e centimetër të fushës. Një organizator i rëndësishëm që di të bëjë më së miri rolin e tij. I gatshëm të sakrifikojë për skuadrën në çdo moment.

Arinaldo RRAPAJ (PARTIZANI) – Superiorja padiksutim që ka humbur një nga “diamantët” e saj. Rrapaj ndër më të mirët në këtë vit, ku si gjithmonë ka udhëhequr Partizanin në çdo situatë. Futbollit shqiptar do t’i mungojë spektakli i tij.

Ermir RASHICA (SKËNDERBEU) – E ka nisur sezonin e ri aty ku e la të vjetrin. Paraqitje fantastike dhe gola spektakolarë të shënuar me korçarët e kanë vënë në qendër të merkatos. Kontributi i tij i padiksutueshëm te Skënderbeu dhe vazhdon të udhëheqë korçarët edhe në këtë sezon.

Baton ZABËRGJA (Dinamo) – Këtë sezon ka lindur me Ilir Dajën. Ky i fundit ka arritur të nxjerrë “luanin” e sulmuesit, i cili ka shpërthyer me dinamovitët. Bashkë me Itodo Mandelan dhe Bekim Balajn janë kryegolashënuesit e kampionatit me nga 8 gola dhe kjo jo rastësisht.

Bekim BALAJ (Vllaznia) – E si të mungonte Balaj në formacionin e vitit. Shkodrani sezonin e kaluar u shpall golashënuesi i Superiores. Ndihmoi Vllazninë të renditej në “top-4”, teksa edhe këtë sezon po bën maksimumin me golat e tij ta mbajë në “Final – Four”.

Trajneri i Vitit: Edlir TETOVA (EGNATIA) – Rrogozhinasit për herë të parë në historinë e tyre fituan titullin kampion. Por nuk u ndalën me kaq. Edlir tetova bëri të mundur dhe udhëhoqi një ekip drejt fitores së Kupës dhe tashmë së fundmi edhe Superkupës. Ndërkoi një skuadër të fortë dhe që nuk trembej nga asnjë kundërshtarë, teksa edhe këtë sezon është pretendenti kryesorë për të fituar sërish titullin.

FORMACIONI I VITIT 2024/ NEWSPORT zgjedh 11 "yjet" e futbollit
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga