
Elbasani - Laçi
Elbasani dhe Laçi do të luajnë ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 4-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 19:00.
Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Elbasani – Laçi.
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Abalora, Lulaj, Qaqi, Musta, Lila, Qose, Leo Melo, Hasani, A.Kasa, K.Kasa, Gjoni. Trajner: Roberto Bordin.
LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Traore, Opeh, Lleshi, Cena, Prodani, Cordeiro, Papa, Myrta, Tresa. Trajner: Armando Cungu.
Poll