
Kategoria Superiore uli siparin gati tre javë më parë, më datë 12 maj, ku Egnatia u shpall kampione e Shqipërisë. Rrogozhinasit mposhtën në finale Vllazninë me rezultatin e thellë 4-0.
Megjithatë, Dinamo ka dalë tepër e fituar nga vlerësimet që “Transfermarkt” ka bërë. Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela janë bërë futbollistët me vlerën më të lartë në Shqipëri, 1 milionë euro për secilin.
Sulmuesit të Kosovës i është rritur me 300 mijë euro vlera, ndërsa nigerianit me 200 mijë euro. Serxho Ujka ,Arbënit Xhemajli dhe Kevin Dodaj janë në vendin e 3-të, të 4-t dhe të 5-të, duke iu shkuar vlera në 500 mijë euro.
Në vendin e gjashtë Fernando Medeiros me vlerë 450 mijë euro, Walid Jarmouni në vendin e shtatë me po kaq vlerë, dhe Marcelino Preka i 8-i me vlerën e njëjtë si lojtarët e mësipërm.
