Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ E papritur te Partizani, titullari absolut njofton largimin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E papritur te Partizani, titullari absolut njofton largimin
David Domgjoni

David Domgjoni nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar ka mbyllur aventurën e tij me të kuqtë në mënyrë të papritur, vetëm pas një sezoni.

Në edicionin futbollistik që lamë pas, Domgjoni ishte kthyer në një titullar absolut për Partizanin. Mbrojtësi ia doli që të merrte pjesë në 27 ndeshje, ku shpeshherë ndihmoi ekipin për të arritur rezultate pozitive.

Ndërkohë që njoftimin për largimin e tij nga “Demat” e ka bërë vetë futbollisti. Ky i fundit i jep lamtumirën të kuqve nëpërmjet falenderimeve të shumta.

Njoftimi i Daivd Domgjonit:

Faleminderit FK Partizani. Ishte privilegj dhe kenaqesi te isha pjese e ketij ekipi te madh me tifoza te mrekullueshem Faleminderit presidences,trajnerave dhe gjithe bashklojtareve, ju uroj shum suksese ne te ardhmen…

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga