Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Partizani i beson “prodhimit” të tij, “Demat” firmosin me dy lojtarë të … kuq

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Partizani i beson “prodhimit” të tij,
 

Skuadra e Partizanit ka njoftuar ditën e sotme arritjen e marrëveshjes me futbollistët Elson Himallari dhe Dion Vata, të cilët vijnë nga akademia e “Demave të Kuq”.

Duket se dy lojtarët e talentuar kanë fituar besimin e trajnerin Skënder Gega, i cili tani do t’i ketë pjesë të organikës. Merkato e të kuqve ka nisur kështu, duke i besuar të rinjve.

Vlen të përmendet se Gega së bashku me drejtorin teknik, Sokol Haxhia kanë në dorë “frerët” e ekipit tani dhe merkato do të bëhet pikërisht nga kjo dyshe e cila ka mbështetjen e plotë të presidentit Gaz Demi.

"FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistët Elson Himallari dhe Dion Vata. Dy lojtarët e talentuar kampion këtë sezon me ekipin U-16, tashmë zyrtarisht janë pjesë e organikës së ekipit të parë.

Himallari dhe Vata të cilët debutuan me skuadrën në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Dinamo City janë produkt i Akademisë Partizani dhe kanë nënshkruar me klubin kontrata 3 vjeçare".

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga