Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ka fituar titullin, Kupën dhe Superkupën, Edi Martini kërkon ish-lojtarin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar titullin, Kupën dhe Superkupën, Edi Martini kërkon
Alexandros Kouros

Edi Martini po punon shumë në këtë merkato për të “pikasur” futbollistët që dëshiron t’i ketë pjesë të skuadrës. Kështu afrimet e para mund të konsiderojmë Arsid Krujën dhe Artan Jazxhin, me të cilët kanë arritur marrëveshjen dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Ndërkohë i radhës që mund të bëhet pjesë e Vllaznisë është edhe Alexandros Kouros. Ky i fundit e njeh mjaft mirë Superioren, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Teutës.

Pikërisht për këtë, Martini e njeh mjaft mirë mbrojtësin, me të cilin te durrsakët kanë fituar titullin, Kupën dhe Superkupën. Aktualisht 31-vjeçari është pa një ekip, pasi i ka përfunduar kontrata me Floriana në Maltë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga