
Florenc Farruku
Ditën e sotme, Florenc Farruku njoftoi se ka mbyllur bashkëpunimin e tij me klubin e Burrelit. Nga sezoni i ardhshëm, sulmuesi që shkëlqeu në Kategorinë e Parë do të dalë në fushë për gjigantin e Superiores.
“Newsport” ka mësuar se bomberi 23-vjeçar ditën e nesërme do të jetë lojtari më i ri i Dinamos. Klubi kryeqytetas ka arritur akordin me Farrukun me një kontratë 2-vjeçar ku do të ketë opsionin për të rinovuar edhe për një sezon tjetër.
Ditën e nesërme do të bëhet nënshkrimi i Florenc Farrukut si lojtari më i ri i dinamovitëve. Me fanellën e Burrelit në sezonin që lamë pas në Kategorinë e Parë, sulmuesi shënoi 15 gola në 32 paraqitje. /Leonid BAJRAMI
Poll