Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fituan në transfertë, Egnatia 90 minuta larg historisë

Shkruar nga NEWSPORT
Fituan në transfertë, Egnatia 90 minuta larg historisë
Egnatia

Egnatia mori një fitore fantastike në Islandë, me rrogozhinasit që mposhtën 1-0 ekipin e Vikingur Reykjavik. Golin vendimtar të kësaj përballjeje arriti ta shënonte Doukouo në minutën e 33-të të sfidës, duke i dhënë fitoren kështu kampionëve të Superiores.

Ekipi i Edlir Tetovës do të ketë më të lehtë në duelin e kthimit, pasi një barazim do të kualifikonte rrogozhinasit në fazën tjetër. Tashmë Egnatia është vetëm 90-të minuta larg historisë në kompeticionet europiane.

Kujtojmë se sfida e kthimit me islandezët do të luhet në “Loro Boriçi” më 1 gusht. Takim ky që do të startojë në orën  20:00, ku rrogozhinasit do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv për të siguruar biletën për fazën e 3-të të Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga