Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fitorja me përmbysje, Oltijon Kërnaja: Pësuam gol aksidental, por Bylis ka treguar...

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja me përmbysje, Oltijon Kërnaja: Pësuam gol aksidental, por
Oltijon Kërnaja

Partizani ka fituar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 1-2 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Oltijon Kërnaja.

“Ne e kishim menduar që do ishte ndeshje e fortë. Kishim provuar manovrat tona, ishte e mirë në pjesën e parë, si rastet e Tomës, Sidibe dhe Human. Pësuam një gol aksidental. Por më pas arritëm të ndryshonim çdo gjë.

Ne kështu e kishim përgatitur ndeshjen edhe në stërvitje kështu ka qenë manovra jonë. Çunat dhanë maksimumin dhe Bylis ka treguar cilësi përballë Egnatias dhe Dinamos, ishin të rregullt në detyrat që u dhamë. Por futbolli prandaj është i bukur, pëson, por edhe e kthen pastaj.

Mungesa e Skukës? Ai është një forcë e jona, çdo ekip e ndjen mungesën e tij. Por ekipi ishte fluid në pjesën e parë, sicc e kishim përgatitur. Kishim shumë raste vetëm për vetëm. Ballshi është fushë shumë e vështirë. Djemtë dhanë maksimumin”, tha Kërnaja.

Poll

Lexo gjithashtu