
Ditën e sotme është mbyllur java e 32-të në Superligën e Kosovës. Ballkani, Llapi dhe Drita kanë bërë detyrën, duke fituar respektivisht përballë Dukagjinit, Feronikelit dhe Fushë Kosovës.
Këta të fundit kanë rënë zyrtarisht në Ligën e Parë. Kujtojmë se Ballkani kryeson Superligën me 66 pikë. Me 2 pikë më pak mban vendin e dytë Llapi.
Dhe Drita është matematikisht në garë, kur kanë mbetur 4 ndeshje nga fundi. Kjo pasi regjistrojnë 4 pikë më pak se suharekasit kryesues.
Java 32, Superliga e Kosovës:
Drita 3-1 Fushë Kosova
Ballkani 3-0 Dukagjini
Llapi 3-2 Feronikeli
Liria 0-1 Prishtina
Malisheva 0-0 Gjilani
Poll