Dinamo është një prej ekipeve që kërkon të përfundojë sezonin e rregullt në “Final – Four”, një objektiv sigurisht i mundshëm, por me rezultatet e siguruara në 3 javët e fundit është bërë “malore”.
“Blutë” kanë siguruar vetëm 1 pikë në 3 javët e fundit, duke rrezikuar kështu edhe vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit. Fat i mirë për “Nëndetëses” është se ekipet rivale si Skënderbeu dhe Tirana nuk ia kanë dalë t’i kalojnë në renditje.
Ekipi i Dritan Mehmetit u mposht nga Partizani më derbi, më pas barazoi me laçin dhe u mposht nga Vllaznia. Superiorja ka edhe 2 ndeshje drejt fundit të kampionat dhe ku Dinamo do të jetë “all-in” për të “blinduar” vendin e saj në top4-të.
Aktualisht kanë 47 pikë, po aq sa Skënderbeu, ndërsa kanë 1 pikë më shumë se Tirana që ndodhet në vendin e 6-të. Në dy sfidat e radhës do të luajnë me Egnatian në shtëpi dhe do të përfundojnë kampionatin ndaj Teutës në transfertë. 6 pikë shumë të domosdoshme për “Blutë” që nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë.