
Vllaznia është një nga ekipet më aktive në këtë merkato. Shkodranët kanë arritur të përforcohen me elementë cilësorë para pjesëmarrjes në Conference league.
Mesfusha është një nga repartet e mbipopulluar. Konkurenca në këtë repart është mjaft e madhe dhe tashmë pa frikë mund të themi se për Thomas Brdaric kanë nisur “hallet”.
Janë afruar Bajrami, Kahrimanoviç, Deliu dhe Qato, teksa nga sezoni i kaluar janë Krymi, Sala dhe Alivoda. Plot 7 lojtarë që do të luftojnë mes tyre për 3 fanella titullari. Në këtë listë nuk janë përfshirë lojtarët e ardhur nga akademia, të cilët pritet që në sezonin e ri të kenë minutat e tyre.
Lojtarë me kualitet dhe me mjaft eksperiencë, teksa mbetet të shihet se cilët do të jenë titullarë dhe kush do të duhet të pranojë stolin. Kujtojmë se Vllaznia prej ditësh vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League, ku me 11 korrik do të duelojë me Valur, sfidë që do të luhet në Islandë në orën 21:00.