
Fernando
Fernando Medeiros nuk do të jetë lojtar i Egnatias për sezonin e ardhshëm. Gjithçka u njoftua nga vetë braziliani 2 ditë më parë.
Me afrimet e fundit Edlir Tetova ishte shprehur se merkato është mbyllur. Kjo për shkak dhe të kontigjentit të plotë që ndodhet në Slloveni.
Me largimin e Fernandos, klubi mund të jetë në kërkim të një tjetër mesfushori. 28-vjeçari ishte element kyç për Egnatian.
Kampionët deri tani kanë afruar vetëm Regi Lushkjan për mesfushën. Ky i fundit ishte pjesë e Tiranës përgjatë edicionit të fundit futbollistik.