Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ “T’i lëmë pas humbjet dhe fitoret”, Bekim Maliqi para derbit me Tiranën: Vlerësim maksimal nga Dinamo, shpresojmë te rezultati pozitiv

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ “T’i lëmë pas humbjet dhe fitoret”,
Bekim Maliqi

Dinamo do të luajë këtë të diel përballë Tiranës ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 17:00.

Në prag të kësaj sfide për “Newsport.al” ka folur anësori i dinamovitëve, Bekim Maliqi. Pavarësisht se nuk do të jetë pjesë e ekipit të tij për shkak dëmtimi, Maliqi shpreson se Dinamo do ia dalë të marrë rezultat pozitiv përballë Tiranës.

Ndër të tjera, 23-vjeçari tregon marrëdhënien e tij me trajnerin Ilir Daja si dhe objektivat e tij personale.

Duket se dalëngadalë, po fitoni besimin e Ilir Dajës, çfarë po ndodh mes teje dhe trajnerit?

Punoj çdo ditë, jam maksimumin në çdo stërvitje dhe jam i fokusuar në stërvitje dhe në analizat që bën profesori. Kam pasur përkrahjen gjatë gjithë kohës nga profesori dhe stafi, si dhe nga lojtarët. Kam kapur formën time dhe po arrij të ndihmoj skuadrën.

Mendon se ky dëmtim do të ndikojë shumë në ecurinë dhe formën tënde?

Dëmtimet janë pjesë e futbollit. Nuk është ndonjë dëmtim i rëndë që do të ndikojë shumë në ritmin tim. Do të jem pjesë e stërvitjes dhe analizave që most ë mbes mbrapa deri në ditën që do të kthehem.

Çfarë i mungoi Dinamos në 5 ndeshjet që nuk mori dot fitore?

Nuk i mungoi asgjë. Thjesht kontigjenti nuk ishte i plotë. Ne marrim çdo ndeshje një nga një. Si humbjen, si fitoren i lëmë pas dhe mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, asgjë më shumë.

Si e sheh derbin e nesërm përballë Tiranës?

Derbit si gjithmonë janë të veçantë dhe duhen vlerësuar maksimalisht, si çdo ndeshje tjetër. Po kthejmë formën dhe po përgatisim ndeshjen. Shpresojmë në rezultat pozitiv, që të kemi vazhdimësinë në këtë fazë të rëndësishme të kampionatit.

Objektivat personale, ndoshta largim në merkaton e verës?

Objektivi im është të mendoj vetëm për ndeshjen e radhës. Kam mendjen vetëm te Dinamo dhe ndihem shumë mirë. Jam në kontratë dhe nuk mendoj asgjë tjetër përveç kontributit tim për këtë fanellë. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga