Lorenco Vila me shumë gjasa do të largohet nga Dinamo. Sulmuesi durrsak ka disa oferta në këtë merkato.
Madje në zyrat e Dinamos ka arritur oferta zyrtare nga Greqia. “Newsport.al” mëson ekskluzivisht se 25-vjeçari kërkohet nga Lamia.
Skuadra është pjesë e Super League greke dhe e shikon Vilën si përforcimin e duhur për sezonn e ri. Ende nuk bëhet e ditur se sa janë shifrat e ofruara nga grekët, teksa në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë detaje dhe çfarë do të ndodhë me këtë operacion.
Kujtojmë se sulmuesi durrsak këtë sezon me dinamovitët ka luajtur në 33 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 6 gola dhe të dhurojë edhe 1 asist.
Poll