
Emocionet kanë “kapluar” gjithë tifozët e Partizanit dhe Skënderbeut. Kjo sfidë do të luhet në “Air Albania” në orën 20:00. Përveç rezultatit në fushën e lojës dhe cila do të jetë skuadra finaliste e “Final – Four”, me interes pritet të mësohet se kush do të vendosë drejtësi në arenën kombëtare.
Sipas burimeve të “Neësport.al” mësohet se do të hidhet një short 2 orë para sfidës. Si asnjëherë më parë janë thirrur të 4 gjyqtarët e FIFA dhe me short do të vendoset për kryesorin. Mes Enea Jorxhit, Eldorjan Hamiti, Juxhin Xhaja dhe Florjan Lata do të vendoset se kujt do t’i besohet ky 90-të minutësh.
Në momentin që do të hidhet shorti do të ketë edhe përfaqësues të dy ekipeve. Gjithçka do të vendoset në stadium. Gjithashtu pasi të shpallet arbitri fitues për të drejtuar këtë sfidë do të vendoset pastaj edhe për ndihmësit e tjerë, si dhe kush do të jetë në VAR dhe AVAR.