Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lojtarët e Superiores nuk “zënë mend”, “detyrojnë” gjyqtarët të bëjnëatë s'duhet

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtarët e Superiores nuk “zënë mend”,
Egnatia - Partizani

As java e 11-të nuk iu shpëtoi kartonëve të kuq. Në këtë javë Egnatia dhe Partizani janë të ndëshkuarit e radhës me kartonë të kuq.

Në fakt kartonët e kuq nuk poi u ndahen rrogozhinasve, të cilët edhe në javën e 10-të u “skuqën” nga arbitrat. Kartoni i kuq i marrë nga Jaime në sfidën ndaj Elbasanit në minutën e 49-të të përballjes “penalizoi” kampionët aktualë.

Të mbetur me 10 futbollistë, rrogozhinasit u mposhtën 1-0 nga verdheblutë, me Edlir Tetovën që për sfidën e radhës në kampionat nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Jaime.

Ndërkohë te Partizani, kartoni u kuq u nxor për Contreras në minutën e 76-të të takimit kundër Teutës. Contreas ishte edhe “ëngjëll e djall”, pasi pas dopietës doli me karton të kuq dhe la ekipin me 10 futbollistë. Fatmirësisht për të skuadra ia doli të shënonte edhe golin e 3-të për të triumfuar 3-2 me përmbysje ndaj durrsakëve dhe për të marrë 3 pikë të rëndësishme.l

Kështu Oltijon Kërnaja nuk do të mund të llogarisë shërbime e Contreas në duelin e radhës në Superiore, ku “Demat” do të luajnë ndaj Vllaznisë .

Poll

Lexo gjithashtu