Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia – Teuta në “duar të sigurta”, përcaktohen arbitrat e sfidës (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia – Teuta në “duar të sigurta”,
Karton i kuq dhe karton i verdhe

Egnatia dhe Teuta do të përballen sonte në kuadër të javës së 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës, do të nisë në orën 19:00.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Albert Doda, ndërsa asistentët e tij do të jenë Edlir Malo dhe Enea Gjoni.

Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Silvio Dyrmishi. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Doda do të vijnë Olsion Yzeiran dhe Erjon Bylykbashi.

Arbitër kryesor: Albert Doda
Asistent 1: Edlir Malo
Asistent 2: Enea Gjoni
Arbitër i 4: Silvio Dyrmishi
VAR: Olsion Yzeiraj
aVAR: Erjon Bylykbashi

Poll

Lexo gjithashtu