Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Edhe Dinamo duhej të ishte me 10 lojtarë", Edlir Tetova debat me Klajdi Kolën, ish-arbitri: Ndërhyrja e Goudiaby s'ishte për karton

Shkruar nga NEWSPORT
"Edhe Dinamo duhej të ishte me 10 lojtarë", Edlir Tetova
Klajdi Kola dhe Edlir Tetova

Egnatia dhe Dinamo barazuan në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi në barazim, me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.

“Mendoj që ishte një pjesë e parë perfekte nga ne. Jemi në një rrugë të mbarë për të kryer atë manovër që ne shkojmë drejt portës kundërshtarë. Edhe në pjesën e dytë ishim mirë, por pas kartonit të kuq çdo gjë foli për Dinamon, por ata nuk e rrezikuan portën tonë. Me pak më shumë kujdes, mendoj se çdo gjë do të ishte në favorin tonë. Përderisa ne kemi një rregullore kur topi nuk rrezikon portën e Egnatias nuk mendoj se ishte karton i verdhë. Të njëjtën gjë bëri dhe Goudiaby, kështu që dhe ai duhej të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë, ashtu si Aleksi”, tha fillimisht Tetova.

Klajdi Kola: Ai ishte një faull taktik, kemi të bëjmë me shkelje. Përsa i përket rastit të Goudiaby, aty loja ka vazhduar dhe ka qenë një pengim normal në mesin e fushës.

Tetova: Dhe ne në mesfushë e kishim pengimin.

Kola: Ishte një faull i thjeshtë. Kurse kartoni i Aleksit, ishte një tërheqje e dukshme duke e mbajtur kundërshtarit.

Tetova: Kemi ndërhyrje mbrapa nga Goudiaby, këmba e lojtarit tim është gjakosur. Nëse është kartoni i dytë i Aleksit edhe kjo është.

Kola: Nuk gjykoj se është karton i dytë i verdhë ajo e Goudiaby. Nuk ka prekur topin, kemi ndërhyrje. Por nëse Aleksi nuk do të ndërhynte në atë mënyrë, nuk do të ishte karton.

Tetova: Në momentin që tërheq nga fanella është karton? Po! Po kur ndërhyn dhe nuk prek topin.

Kola: Është faull!

Tetova: Po kur lojtari është në rrëshqitje?

Kola: Kemi shumë raste të ndryshme që mund të ndodhin.

“Kemi shumë raste para portës. I kemi kthyer situatat me goditje në portë gjatë stërvitje. Lojtarët e rinj duhet të piqen dhe të futen me skuadrën. Duhet të besojnë që janë para portës. Ky është një ngërç vetjak pasi punës nuk po i lëmë asgjë mangët. Zabërgja është një lojtar që merr thellësinë por mendoj se Aliyev dhe Nderca e mbyllën mirë. Ndrecën dua ta falenderoj pasi po luan me imunitet të ulët prej disa javësh”, është shprehur trajneri i Egnatias.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga