Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E vështirë të zgjedhësh një favorit”, Mehmeti në prag derbi: Tirana rrezikon shumë këtë sezon

Shkruar nga NEWSPORT
“E vështirë të zgjedhësh një favorit”,
Dritan Mehmeti

Të dielën në orën 16:30 do të zhvillohet derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo. Bardheblutë kërkojnë pikë për të dalë nga zona e ftohtë, ndërsa dinamovitët për të siguruar edhe më shumë një vend në “Final 4”. Në prag të këtij takimi, ish-trajneri i Dinamos ka dhënë një intervistë për “Neës 24” përsa i përket derbit të kryeqytetit.

Mehmeti, pse tani edhe ekipet e mëdha vlerësojnë Kupën, meritë e skemës, apo frika se në final four janë thjesht dy ndeshje, asgjë nuk ështe e sigurt.

Mendoj që kupa është një bonus shumë i mire, sepse edhe kampionati me formulën e tij në një fare mënyrë eshte kthyer si format kupe. Me dy ndeshje mund te marrësh kampionatin.  Kupa nuk eshtë e rëndesishme vetëm si trofe, por edhe në aspektin ekonomik, pasi edhe bonusi është më i lartë për skuadrën që merr kupën.

Fakti që në gjysmëfinale u kualifikuan 4 ekipet e para, duket sikur këtë fund sezoni do të shohim 2 herë “final four”, në Kupë dhe kampionat, çfarë impakti mendon se do të ketë?

Normalisht është e vecantë, do të bëhet një lufte me këto skuadra. Futboli është i paparashikueshëm, por 90% keto 4 skuadra do jete ne finale 4. E veçanta është që kete vit po keto 4 skaudra do luajne për të dy trofetë. Më pas aty do bëhet diferenca, sikundër vjet me Egnatian që I fitoi të dy trofetë

Mendon se Elbasani mund ose ndonjë ekip tjetër mund të prish këtë konfigurim aktual, pret Partizanin këtë javë dhe diferenca është vetëm 9 pikë.

Elbasani ka qenë afër 4 skuadrave të para. Ka bërë hapa fals, por ka rritje në lojë. Kjo është java më deçizive për t’i bërë presion 4 skuadrave të para. Nëse Elbasani fiton atëhere mund të rihapet gara për 4 vendet e para duke qenë se do të ngushtohej diferenca.

I duhet një trajner Partizanit tani, apo mund të luajnë sezonin me Abilialiaj në stol?

Sipas situata qe kane ndodhur tek Partizani, duke ditur qe Abilaliaj si Drejtor Sportiv ka patur plotefuqinë e vendimmarrjeve për të zgjedhur lojtarë, mendoj që drejtuesit kanë bërë zgjidhjen e duhur, pasi Abilaliaj e njeh mirë skuadrën, lojtarët, ai e ka drejtuar edhe më parë këtë skuadër, ndaj mendoj se eshte zgjedhja e duhur. Shpresoj qe Partizani të rikthehet, megjithese ka larguar lojtare te rëndësishëm. Duhet të kuptojmë se kur ka kërkesa për lojtarët në merakto, është e vështirë të mbash lojtarë ne ekip, kur ata nuk jane 100% në aspektin mental dhe fizik për të qendruar. Në këto raste është zgjidhja më e mirë për të dyja palët që këto lojtarë të largohen me marrëveshje, pavarësisht se ata kanë bërë diferencën deri tani.

Si pjesë e Dinamos, si e sheh ekipin e Ilir Dajës në garë, a mund të konkurrojnë në të dy frontet, vetë Daja u shpreh se fokusi kryesor është te final four.

Une kam bërë fazën përgatitore me Dinamon. Sikundër ka thënë edhe trajneri Ilir Daja, kërkesat duhet te jenë të studiuara. Edhe Daja po vuan mungesën e 2 qendërmbrojtësve, sikundër i bëra edhe unë në nisje të sezonit, duke vendsour aty lojtarë të improvizuar, Një skuadër që lufton për të dy trofetë duhet të ketë një grup të plotë, duhet të ketë alternativa. Dinamo ka shumë cilësi në mesfushë edhe në sulm, por në aspektin difensiv duhet të kishte bërë lëvizje më të studiuara. Tani është pjesa më e ngarkuar e sezonit, ndaj tani Dinamo do duhet të tregojë se si do të menaxhojë ngarkesat dëmtimet, ndaj edhe Daja ka theksuar se skuadra e tij do të fokusohet në njërin nga dy trofetë, por ndërkohë Dinamo është një skuadër që duhet të luftojë për të dy trofetë.

Mjafton vetëm Europa këtë sezon për Dinamon për të quajtur pozitiv?

Per të qenë i sinqertë Dinamo ka kaluar tranzicion shumë të madh, erdhi në Superiligë, ra në kategorinë e parë, u ngjit serish, ndaj mendoj se objektivi më minimal është te marr pjesë në kupat e Evropës. Duke ditur grupin që Dinamo ka, trajnerin me eksperiencë si Daja, stafin, presidentin shumë korrekt si dhe kushtet shumë të mira, mendoj se është momenti për të pretenduar trofe.

Luan me Tiranën në derbi këtë fundjave, çfarë ndeshje pret, kë sheh favoritë?

Gjithmonë derbit pavarësisht situatave që kalojnë skuadrat, ato nuk mund te parashikohet. Tirana nuk vjen në momentin e saj më të mirë, Dinamo ka një bonus më shumë emocinal pas kualfikimit ne kupë dhe ndeshjes në kampionat me Lacin, por e kam të vështirë të zgjedh një favorit. Është ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat. Kemi ardhur në një pikë të vështirë të kampionatit, ku çdo skuadër ka nevojë për pikë dhe kjo e bënë edhe më atraktive këtë ndeshje që ta shijojmë.

Sa rrezikon Tirana këtë sezon?

Mendoj se rrezikon shumë. Kjo është e bukura e kampionatit. Elbasani për shembull ka 31 pikë, Skënderbeu 23. Elbasani mund t’i bëje presion 4 ekipeve te para, por edhe mund të rrezikojë, se me 2 humbje mund të luftojë më pas për qëndrimin në Superligë. Diçka e tillë e bënë edhe më të bukur kampionatin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga