
KF Tirana
Tirana ka arritur të marr fitore në miqësoren e 3-të të zhvilluar gjatë kësaj periudhe. Bardheblutë kanë mposhtur me rezultatin 3-1 ekipin e FS Eordaikos.
Golat për ekipin e drejtuar nga Vangjel Mile u shënuan nga Doka, Bastari dhe Haxhiu. Trajneri aktivizoi në këtë sfidë të gjithë futbollistët e grumbullur, duke iu dhënë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre.
Kujtojmë se sfida ndaj FS Eordaikos ishte e 3-ta miqësore për kryeqytetasit. Këto të fundit janë mposhtur 2-1 nga Elbasani, ndërsa kanë barazuar 2-2 në një tjetër ndeshje miqësore me FC Panserraikos.
Siç dihet prej ditësh tashmë Tirana ndodhet në greqi, ku ekipi po zhvillon edhe fazën përgatitore për sezonin e ri.
View this post on Instagram
Poll