
Vllaznia dhe Teuta do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 20:00.
Një duel me objektiva të ndryshme,teksa durrsakët janë të favorizuar pikërisht prej statistikave. Në të shkuarën dy ekipet janë përballur 59 herë më njëra-tjetrën, 22 sfidave prej të cilave i ka fituar Teuta.
Në krahun tjetër, Vllaznia ia ka dalë që të triumfojë në 20 ndeshje, ndërsa 17 duele të tjera knë përfunduar në barazim.
Përsa i përket këtij sezoni, Vllaznia mban vendin e 3-të me 51 pikë. Ndërsa skuadra e Teutës me 33 pikë të grumbulluara deri më tani, mban vendin e 7-të në tabelë, duke luftuar ende për mbijetesën.