
Te Tirana një nga çështjet më kryesorë për t’u zgjidhur është ajo e trajnerit. Klubi ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë akoma me Erbim Fagun edhe në kompeticionet europiane, apo palët do të vendosin të ndajnë rrugët mes tyre.
E kur çështja e stolit bardheblu mbetet në “ajër” në skenë përveç Mirel Josës dhe Shpëtim Duros ka dalë një tjetër emër i njohur i trajningut. Sipas shtypit të shkruar bëhet fjalë pikërisht për Qatip Osmanin.
Ish-timonieri i Vllaznisë për shkak të paraqitjeve të tij me shkodranët ka tërhequr vëmendjen e bardhebluve, të cilët mendojnë ta transferojnë në kryeqytet për t’i besuar “çëlësat” e skuadrës.
Aktualisht 54-vjeçari është pa ekip, teksa nga Vllaznia u shkarkua 4 javë para fundit të kampionatit. Ende nuk ka gjëra konktrete, por tashmë Osmani është një prej kandidatëve të mundshëm që mund të marrë në dorë “frenat” e kryeqytetasve. Kujtojmë se Osmani e ka mposhtur Tiranën dy herë në këtë sezon në Klasiken e Shqipërisë.
