Ekipi i Dinamos rikthehet me triumf pas sfidës me Egnatian për Superkupën e Shqipërisë. Ndërsa pas ndeshjes ka folur për mediat edhe sulmuesi i skuadrës kampione, Dejvi Bregu.
Ky i fundit nuk ngurroi të tregojë krenarinë që ndjen pasi fitoi me ekipin e Dinamos. E ndër të tjera ai ka theksuar edhe formën e shkëlqyer dhe prezencën e saktë që Egnatia ka në fushë.
"Ky ishte trofeu i dytë për mua se një e kam marrë me Skënderbeun, kishte kohë se kisha 4- 5 vite që isha jashtë dhe do e doja këtë trofe me Dinamon, edhe vjet nuk luajta për shkak se isha sëmurë.
Edhe besoj se sot bëmë një ndeshje shumë të bukur dhe të denjë ishte në nivein e duhur për një kampionat shqiptar.
Me një ekipi si Egnatia meriton respekt maksimal me një ekip dhe trajneri shumë të mirë dhe fati na buzëqeshi. I kemi të gjitha mundësitë për të fituar kampionatin", u shpreh Bregu.
