
Vjosana Nozllaku
Gazetarja Vjosana Nozllaku ka folur për ekipin e Vllaznisë. Ajo prej kohësh ka dal haptazi për lidhjen me Ardit Krymin dhe nuk ka nguruar të flasë për shkodranët.
Ajo në rolin e specialists ka treguar pse Laçi humbi dhe pse Vllaznia mori një fitore të vyer. Problemi kryesor sipas Vjosanës janë dëmtimet tek kuqeblutë.
“Vllaznia arriti të fitojë. Nuk dihet ende gjendja e Kristi Qarrit. Në situatë të vështirë Vllaznia ia doli.
Kanë lojtarë të rinj që po bëjnë shumë mirë si Delaj dhe Dodaj. Shumë dëmtime tek shkodranët, por fitorja u arrit.
Laçi luan shumë mirë. Është një kundërshtar i vështirë. Për mua e humbi takimin në pjesën e dytë.”, u shpreh Vjosana Nozllaku.
Poll