
Kevin Dodaj po shkëlqen këtë sezon me Vllazninë. Ai është padyshim një nga talentet më të mëdha të Superiores.
19 vjeçari shënoi në ndeshjen e fudnjavës ndaj teutës duke konfirmuar momentin në formë që po kalon. Presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferi ka komentuar në EuroNeës mundësinë e transferimit të “diamantit” të kuqebluve drejt një prej ekipeve historike të Francës.
Në lidhjen direkte për televizionin, njeriu numër 1 i klubit shkodran ka pohuar se ka shumë interesime për Dodajn. Nga vendet ballkanike ka oferta për lojtarin e ri si dhe nga pista më e famshme në Shqipëri aktualisht sa i takon merkatos, nga Ukraina. Por lajmi më bombastik është se skaudra e Ligue1 është vënë pas Kevinit.
“Dua që Dodaj të qëndrojë edhe për pak kohë në Superiore. Kështu, do të kemi mundësi që të fitojmë trofe me të, por edhe ai do të mund të konsolidohet.
Ka të ardhme fantastike dhe me siguri në një nga ligat më të njohura të Europës. Lens ëshhtë afruar me interes, por ende diçka jo konkrete. Vëmednje ka patur edhe nga Ukraina apo Bullgaria, ku nuk kanë munguar ofertat zyrtare.
Por preferoj që ta shohë të laujë në një nga top 5 ligat europiane”, u shpreh Xhaferi.