Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Dinamo ‘blindon’ mbrojtjen, vjen firma me dy lojtarë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Dinamo ‘blindon’ mbrojtjen, vjen firma me dy lojtarë
Dinamo

Dinamo ka bërë dy goditje në limitet e kësaj merkato verore. Sipas ‘Futbolli në Shqipëri’, klubi dinamovit ka përforcuar ekipin, me dy qendërmbrojtës me eksperiencë.

I pari është Agron Rufati. 25- vjeçari është i dalë nga akademia e Dinamos së Zagrebit, teksa së fundmi ka qenë pjesë e Brera Strumica, ekip që militon në elitën e futbollit maqedonas.

Ndërsa mbrojtësi i dytë është Antonio Miço, një 24-vjeçar që karrierën e ka nisur në Greqi me PAO Kalyvion. Gjithashtu, Miço ka luajtur edhe me Terrassa në Spanjë, por edhe në Qipro. Ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Egaleo në shtetin grek.

Goditje dyfishtë në limitet e merkatos, me Dinamon që plotëson dëshirat e të pezulluarit, Dritan Mehmetit. Ishte ky i fundit që tha pas ndeshjes me Bylis, që Dinamo ka probleme të theksuara në mbrojtje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga