Nevil Dede mori vetëm pak javë më parë drejtimin e Bylisit. Ironia e fatit bëri që timonieri i ri i ballshiotëve të debutonte në stol kundër ish-skuadrës së tij, Elbasanit. Takim që përfundoi në favor të elbasanasve me shifrat 1-0.
Bylisi mori një tjetër humbje ndaj Partizanit në kryeqytet dhe tashmë pauza e kampionatit për shkak të sfidave të kombëtares ka ardhur në momentin e duhur. Nevil Dede ka më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur ekipin dhe tashmë dy ndeshjet e radhës do t’i luajë në shtëpi.
Kështu Dede ka nisur punën për të bërë gati planin për të rikthyer Bylisin te rezultatet pozitive. Ballshiotët do të presin fillimisht në shtëpi Skënderbeun më 19 tetor dhe më pas Teutën më 25 tetor. Duele mjaft të rëndësishme, ku fitorja për vendasit është ‘jetike” në mënyë që skuadra të “shkelmojë” krizën në të cilën ndodhet prej disa javësh.