Pas fitores 3 – 0 ndaj Bylisit në shtëpi, ekipi i Flamurtarit i dha fund “agjërimit” pa njohur rezultat pozitiv në Superiore. Të besuarit e Francesco Moriero kanë “ndezur motorët” për mbijetesën dhe tashmë kërkojnë “kokën” e Tiranës, ndeshja e radhës në kampionatin shqiptar.
Në vigjilje të këtij dueli, klubi kuqezi ka vendosur poster për këtë duel, dy liderit e ekipit, fjala është për Erald Maksuti dhe Herald Marku. Ky i fundit e ka gjetur golin këtë sezon në 3 raste, ndërsa ndaj Bylisit shënoi një “kryevepër”, ekzekutim fanatastik përmes goditjes së dënimit.
Maksuti është udhëheqësi i skuadrës në këtë edicion me 6 gola. Tirana – Flamurtari do të zhvillohet në datën 24 janar, stadiumi “Selman Stërmasi”, ora 13:30. Pas 20 javësh Superiore, vlonjatët mbajnë pozitën e 8-të me 18 pikë, ndërsa bradheblutë të fundit me 14 pikë.
