Dinamo ka triumfuar përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i "demave", Oltijon Kërnaja.
“Ekip u përgjigj. Morëm një gol aksidental në momentin më të mirë. Por çunat bënë mirë, duhet të punojmë. Ndonjëherë rezultati nuk është i drejtë, por të shohim përpara.
Dinamo Superiore? Nuk na imponoi asgjë në pjesën e parë, me atë që kemi parë ne. Kemi qenë dominant ne, jo Dinamo. Dinamo ishte dominante në 10 minutat e para. Kishim rastet tona, si rasti i golit, rasti tjetër. Pasi shkuam 2-0, tentuam mënyrë tjetër, por ne s’kishim çfarë të humbnim.
Të rregulloni diçka në sulm? Goli i parë nuk ishte për presion të Dinamos, ishte gabim në pasim i Kotes dhe përsëri lojtari ynë u mundua ta mbyllte, ata kapën gjerësinë. Nëse lojtari s’do të godiste në atë mënyrë, topi do dilte korne ose anësore. Reagimi? Reagimi ndodhi, normale. Dinamo shtoi forcat. Nuk shkoi ashtu siç duhet, do të ndryshojmë ditën e hënë, çfarë të bëjmë?!
Mungesat? Kishim mungesa thelbësore. U munduam që të ndryshohim diçka nga ndeshjet e fundit. Sigurisht që mungesat ndikojnë. Janë lojtarë kryesorë dhe shpresoj që t’i rikuperojmë”, tha Kërnaja.
