Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dominim absolut në epokën Demi, presidenti: E kam bërë rutinë, festova duke pirë Whiskey me ish-trajnerin e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Dominim absolut në epokën Demi, presidenti: E kam bërë
Gaz Demi

Epoka e Gaz Demit në krye të Partizanit ka qenë mjaft konstante me të kuqtë që gjithnjë kanë qenë ekip konkurues. Edhe pse kanë fituar vetëm 2 tituj kampion, por ‘Demat’ gëzojnë një dominim absolut në derbi me Tiranën.

Që nga sezoni 2013-2014 kur Partizani u rikthye në Superiore janë luajtur gjithsej 39 derbi. Nga këto plot 18 janë fituar nga të kuqtë, 4 kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 7 suksese për Tiranën. Partizani pati edhe një ecuri të gjatë prej plot 18 derbi pa humbje nga marsi i vitit 2014 deri në shtator të 2019-ës. Aktualisht, po vijojnë një tjetër ecuri pozitive me 5 fitore e 2 barazime në përballjet e fundit.

“Me thënë të drejtën nuk festuam shumë. Në këto 11 vite që unë kam qenë këtu kemi bërë shumë festa dhe kemi ndaluar pak. Edhe dje kisha problem familjar, kisha babain pa qejf ndaj nuk bëmë ndonjë festë. Veç asaj festës së përgjithshme që pimë disa Ëhiskey me Ges Shehin, ish-trajnerin e Tiranës.

Për mua është bërë rutinë kjo punë. Kam fituar shumë derbi dhe nuk do rri të mbaj entuziazmin nga kjo ndeshje. Sidomos tani që nuk kam qenë në humor të mirë. Bukuria e kampionatit është vetëm derbi”, tha Demi për Supersport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga