
Abissnet Superiore
Skuadrat e Superiores do të luajnë ditën e sotme javën e 34-t. Të gjitha sfidat do të fillojnë në 16:00, duke konfirmuar rëndësinë për fatet e gjithë sezonit.
Vetëm Kukësi i ka mbyllur llogaritë për këtë edicion, ndërsa të gjitha skuadrat e tjera luajnë për të siguruar objektivat sezonalë. Ndeshjet do të marrin jetë në Tiranë, Ballsh, Durrës, Shkodër dhe Laç.
Skuadrat pritëse janë Partizani, Erzeni, Teuta, Vllaznia dhe Laçi. Respektivisht përballë Skënderbeut, Kukësit, Egnatias, Dinamos dhe Tiranës.
Java 34, Superiore:
Erzeni – Kukësi në Ballsh
Laçi – Tirana në Laç
Partizani – Skënderbeu në Tiranë
Teuta – Egnatia në Durrës
Vllaznia – Dinamo në Shkodër
Poll