Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Derbi përballë Dinamos, Oltijon Kërnaja s’ka frikë: Kundërshtar me cilësi? S’na intereson, duam vetëm 3 pikët!

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi përballë Dinamos, Oltijon Kërnaja s’ka frikë:
Oltijon Kërnaja

Partizani dhe Dinamo do të përballen këtë të martë, në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 18:00. Në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja.

Si e prisni përballjen me Dinamo City?

Vijmë pas një humbje në ndeshjen ndaj Egnatias ku çunat dhanë maksimumin, luftuan. Ndeshja i kishte të treja rezultatet , siç humbëm mund edhe të fitonim nëse do të ishim më të qartë përpara portës. Ekipi aty është, do bëjmë sigurisht maksimumin nesër për ndeshjen me Dinamo City.

Ka ndikuar në aspektin psikologjik humbja ndaj Egnatias?

Të them të drejtën nuk e besoj që ka ndikuar në aspektin psikologjik, sepse nuk është se ekipi vjen pas rezultateve negative. Në këto 3 muaj kemi rezultate goxha të mira. Do ishte më keq në aspektin psikologjik në rast se lojtarët nuk do kishin luajtur, nuk do kishin dhënë maksimumin. Lojtarët kanë dhënë maksimumin, futbolli i ka të tre rezultatet. Jemi ok.

Si e vlerësoni Dinamo City?

Sigurisht Dinamo City është një ekip për t'u respektuar. Eshtë me plot meritë aty ku është, fituese e Kupës në fuqi. Ka elementë të mirë, por sigurisht ne do hyjmë vetëm për 3 pikët. Për ndeshjen e nesërme nuk na intereson asgjë tjetër përveç 3 pikëve dhe të vazhdojmë përpara.

Poll

Lexo gjithashtu