Egnatia – Vllaznia është njëra nga gjysmëfinalet e “Final – Four”, sfidë që do të luhet ditën e dielë për shkak të angazhimit të rrogozhinasve në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshje që do të zhvillohet në “Air Albania” duke nisur që nga ora 20:00.
Delikate dhe shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat që jo pa shkak dueli mes tyre u cilësua menjëherë si një finale e parakohshme. Një sfidë pa favoritë kur shikon statistikat, pasi në 6 përballjet mes tyre në këtë sezon janë “identikë”.
Nga 3 fitore kanë secila prej skuadrave. Nga 2 fitore në kampionat dhe nga 1 fitore në Kupën e Shqipërisë. Rrogozhinasit ia kanë dalë të shënojnë 8 gola, ndërsa shkodranët u kanë ndëshkuar 4 herë.
Poll