Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Elbasani dhe Vora do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 25-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës do të nisë në orën 13:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kryesor do të jetë Kreshnik Barjamaj, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Xhuljo Mani.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Daniel Vrapi. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Barjamajt do të vijnë Eldorjan Hamiti dhe asistenti i tij, Ermis Çelaj.
Arbitër kryesor: Kreshnik Barjamaj
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Xhuljo Mani
Arbitër i 4: Daniel Vrapi
VAR:Eldorjan Hamiti
aVAR: Ermis Çelaj
Poll
