
Aleksandar Pavlovic dhe Joshua Kimmich
Bayern Munich do të luajë këtë të mërkurë në shtëpi përballë Bayer Leverkusen sfidën e parë të vlefshme për 1/16-at e Champions League. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, nis në orën 21:00.
Një sfidë tepër delikate për bavarezët, të cilët me shumë mundësi duhet të bëjnë pa një lider të ekipit. Joshua Kimmich vazhdon që të jetë i dëmtuar dhe pasi mungoi përballë Stuttgart në kampionat, pritet e njëjta gjë edhe ndaj “aspirinave” në Champions.
Në krahun tjetër edhe Aleksandar Pavlovic ka kaluar një gjendje gripale dhe me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm. Në këto kushte, Kompany pritet t’ia besojë mesfushës dyshes Goretzka – Palhinha.
Poll