
Skënderbeu dhe Dinamo do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës do të nisë në orën 17:00.
Një duel për objektiva të ndryshme, teksa statistikat mes dy ekipeve janë të barabarta. Në 24 ndeshje të luajtura më parë, Skënderbeu ka fituar 8 prej tyre. Në krahun tjetër, Dinamo ka fituar po 8 herë, ndërsa 8 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
Pra, në ndeshjen e kësaj të diele, të dy ekipet do të kërkojnë që me fitoren të përmirëosjnë edhe statistikat.
Përsa i përket këtij sezoni, dinamovitët mbajnë vendin e dytë në renditje në kuotën e 54 pikëve. Në krahun tjetër me 30 pikë të grumbulluara, skuadra e Skënderbeut renditet e fundit në tabelë.